Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e SHBA-së për sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviqit.
Kurti ka thënë se grupi i Veselinoviqit në veri të Kosovës është dëshmia më e mirë se në krimi në atë pjesë është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtave dhe lirinë e qytetarëve.
Sipas tij, sanksionet e SHBA-së ndaj këtij grupi, e legjitimojnë veprimin e Policisë së Kosovës javë më parë në komunat veriore, kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale.
“Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve. Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare dhe se Qeveria e Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.