Arbëri

Haxhiu: Sanksionimi i grupeve kriminale në veri, lajm jashtëzakonisht i mirë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të mirë sanksionimin nga SHBA-ja të grupeve të krimit të organizuar në veri, me në krye Zvonko Veselinoviq e Milan Radojçiq.

Haxhiu ka thënë se grupe të tilla kriminale nuk e kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës.

“Lajm jashtëzakonisht i mirë saksionimi i grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq. E kemi theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës. Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyret e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjell rend e ligj në atë pjesë të Republikës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e ShBA-ve mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.