Arbëri

7 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë regjistruar edhe 393 raste të reja pozitive nga kryerja e 2.793 testimeve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit janë shëruar 539 persona, 151 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.