Arbëri

Serbia akuzon Kosovën se s’dëshiron dialog

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën se nuk dëshiron të bisedojë fare me Serbinë.

Siç ka raportuar të martën “Tanjugu”, i pyetur për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut, Vuçiqi ka komentuar një deklaratë të zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur u shpreh se palët s’kanë shumë interesim dhe besim në dialog. Sipas Vuçiqit, Serbia dëshiron dialog, por jo Kosova.