Arbëri

Refuzohet kërkesa e KOSTT-it për ndarjen e 33 milionë eurove për rrymën në veri

 

Me shumicë votash, Komisioni parlamentar për buxhet ka refuzuar kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për ndarjen e 33 milionë eurove për rrymën në veri për buxhetin e vitit të ardhshëm. Kërkesa është refuzuar gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projektligjit për Buxhetin 2022.

Komisioni është duke i shqyrtuar një nga një kërkesat e institucioneve për mjete shtesë buxhetore. Megjithatë shumicën prej tyre deri tash i ka refuzuar, shkruan KP. Komisioni në fjalë ka refuzuar kërkesën e specializantëve për pagat. Po ashtu ky komision me shumicë votash ka refuzuar kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit për krijimin e tetë pozitave të reja për punë, rritjen e fondit për paga dhe mëditje. Kësisoj edhe kërkesa e KOSTT-it për 33 milionë euro për rrymën në veri është refuzuar nga Grupi punues dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. Po kështu komisioni ka refuzuar edhe kërkesën e Këshillit Gjyqësor për rritjen e buxhetit për këtë institucion.