Para tri viteve, pikërisht më 21 shtator, Papa Françesku ka realizuar vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Përmes vizitës, ai thoshte se do të konfirmojë besimin e Kishës në Shqipëri, si dhe të japë inkurajimin për një vend që ka vuajtur gjatë nga ideologjitë e së kaluarës.
Kështu, ai ishte bërë Papa i dytë që kishte vizituar Shqipërinë, meqë në mars të vitit 1993, shteti shqiptar ishte vizituar nga Papa Gjon Pali i II-të, i cili në atë kohë përcolli mesazhe të forta solidariteti për popullin shqiptar, që për disa dekada kishte vuajtur pasojat e sistemit të egër komuniste.
Në vizitën e para tri viteve, Papa Françesku kishte realizuar një seri takimesh me krerë të lartë të shtetit dhe drejtues të klerit fetar.
Vlen të përmendet se vizita e tij ishte shoqëruar me masa të larta sigurie nga autoritetet shtetëror
-
“Askush nuk mund të përdorë Zotin për të shkaktuar dhunë”
-
Papa i vlerave humane që ngjall shpresën midis shqiptarëve
-
Papa Françesku po e shqyrton mundësinë që të vijë në Kosovë
-
Papa Françesku, mesazh ngushëllues: Populli shqiptar ka vuajtur shumë këto ditë
- Si u bë kosovar Papa Françesku dhe ç’porositi?