Arbëri

Haradinaj e quan Kurtin komunist

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, komunist.

Derisa ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të disa kongresistëve amerikanë në darkë me ambasadorin serb në Washington, Marko Gjuriq, ai ka thënë se “kryeministri ynë komunist krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka”.

“14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë te ambasadori serb në Washington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka. Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?”, ka shkruar ai.

 

14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e...

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, December 5, 2021