Arbëri

ARKEP thotë se po verifikon informatat se është shtuar numri i antenave ilegale të telefonisë mobile në veri

Foto: Ilustrim
 

Disa informata shqetësuese ka pranuar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se është shtuar numri i antenave dhe operimeve të pa autorizuara nga operatorët e telefonisë mobile në veri dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës.

Në anën tjetër, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), vazhdon ta ndëshkojë Telekomin e Kosovës nga 5 mijë euro për çdo muaj për mosimplementim të kodit shtetëror +383.