Arbëri

Kurti-Escobarit: Kosova e përkushtuar për dialog që çon në njohje

 

“Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja reciproke”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në një bisedë telefonike me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas një njoftimi nga Qeveria e Kosovës, të premten biseda mes Kurtit dhe Escobarit ka qenë e përqendruar rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.