Arbëri

KIPRED: Rusia intensifikoi luftën diplomatike kundër Kosovës pas stagnimit të dialogut

Foto: Alban Bujari/ KOHA
 

Intensifikimi i bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mund të ketë ndodhur gjatë vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin, më 25 nëntor.

Ky është përfundimi i një hulumtimi të kryer nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) i prezantuar në Prishtinë më 3 dhjetor.