Arbëri

45 trupat e tragjedisë në Bullgari mbërrijnë sot në Shkup

Me dy avionë transportues luftarak sot në ora 9:00 nga Bullgaria pritet që të arrijnë në aeroportin e Shkupit trupat e pajetë të 45 udhëtarëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të 23 nëntorit në autostradën “Struma”, në afërsi të qytetit të Pernikut në Bullgari.

Trupat do të jenë në përcjellje shtetërore dhe do t’u dorëzohen familjeve për ceremonitë mortore. 

Analiza e ADN-së ka identifikuar 45 trupat e pajetë të aksidentit tragjik. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin. Por, as autoritetet bullgare e as ato maqedonase nuk publikojnë identitetin e viktimës së 45-të, që u gjet një ditë pas forenzikës së bërë.

Ndërkaq, autoritetet e hetuesisë bullgare janë duke bërë kërkime të dëshmive për të zbardhur rastin.

Në ekspertizën e parë për tragjedinë në Bullgari, autoritet konstatuan se rruga kishte mani, por shkaktar për vdekjen e 45 udhëtarëve ishte zjarri në autobus. Konstatohet gjithashtu vonesa prej 6 muajve për vënien e sinjalistikës së trafikut në autostradën famëkeqe të Strumës. Prokuroria, përveç faktorit njeri po heton edhe shkaqet e lëndëve të dyshimta ndezëse në autobus që mund të kenë shndërruar aksidentin në tragjedi./Alsat M