Arbëri

Ministrja e gafave

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka vazhduar me gafa. Ajo gjatë ditës derisa ngushëllonte për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt, iu referua atij si komandanti i parë i KFOR-it. Gërvalla kishte huqje edhe më herët në informacione, të cilat më pas i kishte edituar. Për gabime ishte arsyetuar kohë më parë para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ia ka huq përsëri.

Duke ngushëlluar për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt, ajo i është referuar atij si komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë.