Arbëri

RrGK: Të kthehet në fuqi burgimi i përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt

Foto: KOHA
 

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit përmes së cilit ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Ferizajt, për Naser Pajazitajn, i cili ka vrarë, Donjeta Pajazitaj.

Sipas RrGK-së vendime si ky vetëm sa motivojnë dhunuesit e vrasësit të grave, kurse demotivojnë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë për t’i raportuar krimet dhe për të kërkuar drejtësi.