Arbëri

​Oda e Hotelerisë paralajmëron protestë kundër masave anti-COVID

 

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) ka kritikuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID, ndërkohë që ka kërkuar nga kjo e fundit që të rishikojë vendimin e marrë dhe të zgjasë orarin e gastronomisë dhe lejimin e ahengjeve. Në të kundërtën OHTK nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe të protestojë.

Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, tha se qeveria duhet të rishikojë këto masa dhe t’i merr parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën potencoi se do të shqyrtojnë mundësinë edhe për të protestuar.