Arbëri

Apeli liron nga aktakuza ish-kryetarin e Istogut

 

Gjykata e Apelit e ka liruar nga aktakuza ish-kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili nga Gjykata Themelore në Pejë ishte dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, për konflikt interesi në nënshkrimin e tenderit për vëllain e tij.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se Gjykata e Apelit ka gjetur se në veprimet e Rugovës nuk kishte dashje për kryerjen e veprës penale, pasi nënshkrimi i tij nuk mundësoi realizimin financiar për dhënien e tenderit.