Arbëri

Ofroja vetes mundësinë për t’u ushqyer shëndetshëm!

Descriptive Text

Meridian Kitchen ofron një ambient mjaft relaksues për të kaluar kohën e drekës me kolegë dhe shoqëri, me një lloj shërbimi profesional dhe ushqim të llojllojshëm të cilat çdo mëngjes janë të gatuara freskët. Një ekip e përkushtuar e përbërë nga ekspertë dhe dashamirës të kuzhinës me të vërtetë që bëjnë mrekullira në shujtat ditore, duke i jap vlerë ushqimit dhe ëndje të veçantë të të ngrënit. Meridian Kitchen është e shpërndarë në më shumë se 10 pika në gjithë Kosovën të inkuadruara në rrjetin e dyqaneve Meridian Express.

Në hapësirën e përbashkët të Meridian Kitchen, shijohet edhe ambienti i jashtëm që të thërret gjithmonë për t’u ulur me shoqëri, familje apo kolegë, për t’i kaluar momentet e bukura të mëngjesit dhe darkës. Me një meny të pasur për ta filluar ditën mbarë… me ushqim të përgatitur si në shtëpinë tuaj.

Për mëngjes është një meny nga e cila mund të ushqehesh me supa të ndryshme, drithëra të përgatitura me fruta, avokado tost, tost françez, omlet e shumë çka tjetër.

Në kohë të pauzës me kujdes krijohen ofertat e ndryshme për t’ju përshtatë çdo shije për shumë kënd, nga e Hëna deri të Premten çdo ditë ju ofrojmë oferta të llojllojshme për kohën e drekës. Shërbim profesional, staf mikëpritës dhe ushqim të shijshëm është çka e simbolizon Meridian Kitchen. Përveç ofertave ditore, mundësi të zgjedhjeve se çka dëshiron për të konsumuar janë të pafundme. Në menynë A la carte apo në vitrinën e ekspozuar brenda restorantit janë disa lloje të përgatitjes së ushqimit ditor, meze të ndryshme deri tek ato më tradicionalet për ti kombinuar si të ka qejfi. Nga sallatat, pulë të kombinuar me oriz apo patate, deri tek risotto, pica, pasta, hamburger e të tjera, shije të ndryshme ju presin në kuzhinën e Meridian Kitchen.

Pas një dite të lodhshme, Meridian Kitchen ju ofron edhe një hapësirë për të kaluar kohë në qetësi të shoqëruar me ndonjë pije të preferuar. Darka po ashtu e ka lezetin e vet, me zgjedhje të pafundme. Ndaje kohën me familje dhe vizitoje Meridian Kitchen, shërbehu si të ka qejfi dhe shoqëroje dikë për kafe në këtë ambient të lezetshëm me meny të pasur.

Meridian Kitchen, n’derë të shtëpisë.

*Artikull i sponsorizuar