Arbëri

4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 195 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 1400 mostrave, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 199.945 qytetarë, prej tyre 3096 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 189.784, ndërsa janë 7965 raste aktive.