Është varrosur të dielën në fshatin Skivjan të Gjakovës, shoferi i autobusit i cili u vra të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit, nga një sulm me kallashnikov.
Për t’ia dhënë lamtumirën e fundit ishte një numër i madh i familjarëve në ceremoninë mortore.
Përveç tij, të vrarë nga ky sulm kanë mbetur edhe dy nxënës 17-vjeçar, varrimi i të cilëve do të bëhet në fshatin Gllogjan.
I dyshuari i vrasjes së trefishtë nuk është zbuluar ende derisa të dielën Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informata lidhur me dorasin.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet edhe një person për vrasjet në Gllogjan ku vdiqën shoferi e dy nxënës
-
Katër ditë nga vrasjet në Gllogjan, asnjë i arrestuar
-
U jepet lamtumira e fundit tri viktimave të sulmit ndaj autobusit në Gllogjan
-
U jepet lamtumira e fundit dy nxënësve që u vranë në Gllogjan
-
Sot u jepet lamtumira e fundit dy nxënësve që u vranë në Gllogjan