Arbëri

PSD organizon “referendum për bashkim me Shqipërinë”, ftojnë Kurtin të votojë pro

Partia Socialdemokrate ka organizuar “referendumin ku do të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë” në Prishtinë.

Madje ata kanë vendosur një tendë dhe një kuti, me ç’rast e kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti që të dalë dhe të votojë pro bashkimit me Shqipërinë.

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se kjo kërkesë për Kurtin vjen pasi kreu i Qeverisë ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, dhe se fundmi këtë çështje e ka riaktualizuar me deklaratat e tij. /EO