Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 35 pacientë, 12 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 23 të tjerë post-COVID, pasi kanë kaluar koronavirusin.
Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 8 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 1 pacient.