Arbëri

Racizmi që getoizon

“Veç iu kisha lutë romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve me u ba kejt me një ven, me një karrige, vllazni jemi kejt, të bardhë, t’zi, t’kuq çka jem, m’u ba kejt me një ven”, thekson Muharrem Gashi. “Boll ke ma! Qe njëzetë e kusur vjet, boll ke ma!”

“Iu kisha ba apel me mujt me hup qëta magjup, qët far diskriminimi që po thojnë, kisha ba apel me hekë, me hekë”, thotë Muharrem Gashi, qytetar rom nga Fushë Kosova, para se të vazhdojë me ton të ngritur e me pezëm: “Ma mirë n’emën b’e burrë thirre. Qysh e ki emrin, Avdush, Muharrem, a qysh e ki emrin e thirrë, edhe u kry. Ti veç pse p’e këqyrë ngjyrën e zezë, nuk është mirë ashtu”.

 

Racizmi në Kosovë shënjestron më së shumti romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët, të cilët përbëjnë dy për qind të popullsisë së Kosovës. Aktivisti Muharrem Asllani thotë se përqendrimi i pakicave në “lagje të pastra” me këto komunitete në zona urbane po e thellon ndarjen që e konsideron edhe “getoizim”. “Ky getoizim çon deri te përjashtimi social, përjashtimi social çon deri në diskriminim dhe ky diskriminim, e pamë edhe në rastet e fundit, që paraqet edhe racizëm”, thekson ai. “Edhe po paraqet diskriminim mbi bazën e etnisë dhe të ngjyrës”.

“Iu kisha ba apel me mujt me hup qëta magjup, qët far diskriminimi që po thojnë, kisha ba apel me hekë, me hekë”, thotë Muharrem Gashi, qytetar rom nga Fushë Kosova, para se të vazhdojë me ton të ngritur e me pezëm: “Ma mirë n’emën b’e burrë thirre. Qysh e ki emrin, Avdush, Muharrem, a qysh e ki emrin e thirrë, edhe u kry. Ti veç pse p’e këqyrë ngjyrën e zezë, nuk është mirë ashtu”.

Në të vërtetë, shprehje diskriminuese e raciste dëgjohen gjithandej Kosovës.