Saranda Ramaj
Është mbledhur të shtunën Komiteti anti-COVID në Kosovë, ka mësuar KOHA. Siç është mësuar, mbledhja ka pasur të bëjë për organizim të parandalimit të variantit të ri të COVID-19 që ka nisur të përhapet së fundmi në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi që ende në vend nuk është regjistruar ndonjë rast me variantin e ri, s’pritet të ketë masa shtesë parandaluese, përveç “përforcim të monitorimit”.
Javën e ardhshme pritet të ketë edhe mbledhje të ekipit të ekspertëve.
Shtetet rreth botës kanë nisur të vendosin masa të udhëtimeve ndaj shteteve afrikane me qëllim që të parandalojnë përhapjen e variantit të ri të COVID-19, të quajtur Omicron. Të dhënat e para tregojnë se ky variant ka potencial që të riinfektojë njerëzit, ka bërë të ditur OBSH-ja të shtunën. Varianti i ri Omicron është raportuar së pari nga Afrika e Jugut më 24 nëntor.
Për dallim nga vendet tjera në rajon, Kosova ka disa javë që ka shënuar shifra të ulëta të rasteve të reja me COVID-19. Aktualisht në vend janë 334 raste aktive.