Arbëri

Policia po vazhdon hetimet, autobusi mbetet në vend të ngjarjes

Foto: KOHA
 

Autobusi ndaj të cilit është gjuajtur me armë zjarri të premten në mbrëmje në fshatin Gllogjan, vazhdon të mbetet në vendin e ngjarjes, derisa edhe hapësira rreth tij është e rrethuar me shirita të vendosur nga Policia e cila po vazhdon hetimet e rastit.

Tre persona janë vrarë e një tjetër është plagosur, pasi një person gjuajti me kallashnikov në drejtim të autobusit në lëvizje, i cili po barte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan të Deçanit.