Arbëri

Miftaraj çuditet pse rasti në Gllogjan nuk po hetohet nga Prokuroria Speciale

Ehat Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi është shprehur i habitur se si rasti i të vrarëve në Gllogjan nuk po hetohet ende nga Prokuroria Speciale.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook thotë se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë “nuk e di pse këta prokurorë paguhen 3.000 euro e më shumë në muaj”.

“Nuk po dua te besoj se rasti ne Gllogjan nuk eshte marr ende nen kompetence nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves. Nese prokuroret e PSRK nuk dalin sonte ne vend te ngjarjes, nuk e marrin lenden ne kompetence, dhe nuk shkojne ne vend te ngjarjes jo nje prokuror po se paku tre e me shume nga PSRK, perfshire vet Kryeprokurori i kesaj prokurorie, atehere nuk di pse kemi PSRK, dhe pse keta prokurore paguhen 3000 Euro e me shume ne muaj”, ka shkruar Miftaraj.

 

Nuk po dua te besoj se rasti ne Gllogjan nuk eshte marr ende nen kompetence nga Prokuroria Speciale e Republikes se...

Posted by Ehat Miftaraj on Friday, November 26, 2021