Arbëri

Haradinaj: Organet e rendit sa më parë të kapin autorin e krimit në Gllogjan

Foto: Koha
 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, duke thënë se ndihet i trishtuar nga ky sulm.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të zbulojnë e të kapin autorët e këtij veprimi.