Arbëri

Putini ia konfirmon Vuçiqit përkrahjen ruse për Kosovën

Foto: AP
 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pritur sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Sochi, ku siç raportohet kanë diskutuar për shumë tema, përfshirë edhe për Kosovën.

Mediat serbe bëjnë të ditur se Putin i ka dhënë përkrahje Vuçiqit “se është në rrugën e duhur” sa i përket Kosovës.