Arbëri

Krasniqi: Kosova si shtet multietnik s’ka hapësirë për dhunë e mosdurim etnik

 

Nga janari do të jetë në funksion platforma online për raportimin e çfarëdolloj diskriminim që bëhet ndaj qytetarëve. Kështu tregoi Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas takimit që pati me grupin teknik për parandalimin e diskriminimit.

Rastet e tilla janë brengosëse për Qeverinë kjo meqë prish fotografinë shumë etnike të Kosovës. Krasniqi në konference për medie bashkë me zëvendëskryeministren, Emilia Rexhepi tha se Kosova si shtet multietnik nuk ka hapësirë për dhunën dhe mos durim etnik, me ç’rast ka vlerësuar edhe reagimet shoqërore që u bënë ndaj dy rasteve të lartpërmendura.