Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje urgjente dhe e rëndësishme.
Mandl ka thënë se gjitha kriteret janë përmbushur për këtë dhe ka marrë prej kohësh aprovimin nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian.
“Programi qeverisës në Gjermani përmend në mënyrë eksplicite liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohësh”, ka shkruar Mandl në Twitter.
Das Regierungsprogramm in D nennt explizit die #Visaliberalisierung für den #Kosovo. Diese ist dringend & wichtig. Die Kriterien sind lange erfüllt, @Europarl_EN & @EU_Commission haben längst zugestimmt. Hier volle parlamentarische Unterstützung, #Ampel!https://t.co/qhgZk7hSQ2
— Lukas Mandl (@lukasmandl) November 25, 2021