Arbëri

7 të vdekur e 502 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri kanë vdekur shtatë persona si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 502 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 2,841 personave të dyshuar si të infektuar.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Shqipëri është 8,247.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.