Arbëri

8 të vdekur e 549 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Tetë qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ndërkohë, nga testimi i 2964 testimeve të kryera, pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 549 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.