Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se është urdhëruar dëbimi i katër shtetasve rusë që janë ndaluar në Leposaviq të hënën.
Shtetasit u ndaluan me dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.
Ndaj tyre është ngritur aktakuzë për këtë vepër dhe është urdhëruar dëbimi.
“Ju njoftojmë se katër (4) shtetas të nacionalitetit rus janë ndaluar në regjionin e Leposaviqit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Për katër (4) të ndaluarit është ngritur aktakuzë me urdhër ndëshkimor për shkak të veprës së lartë cekur, si dhe është urdhëruar dëbimi i tyre nga Kosova”, ka njoftuar Valon Preteni zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.