1 perditesime
12:28

Shefi i BE-së në Kosovë flet për nevojën për ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vë në pah ndryshimet e nevojshme që Kosova duhet të bëjë në Ligjin e Zgjedhjeve.

“Rezultati i parë preliminar për këtë raund të zgjedhjeve pritet të jetë i gatshëm të martën në mëngjes. E presim që raporti i fundit për zgjedhjet të jetë i gatshëm dikur në fillim të vitit të ardhshëm. Në të njëjtën kohë, dua të vë në pah nevojën për forcim të legjislacionit zgjedhor. Ka çështje si te zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ato lokale që duhet adresuar. Këto çështje duhet të adresohen si prioritet nga qeveria, parlamenti dhe gjithë partitë. Shpresoj menjëherë pas zgjedhjeve lokale, liderët, e partitë të konsultohen si t’ia bëjnë. Ka pasur rekomandime të ndryshme që nga viti 2017, 2019 dhe 2021. Jam i sigurt se do të ketë rekomandime tjera. Është koha për Kosovën t’i adresojë dobësitë që ka në legjislacion”, ka thënë Szunyog.

11:28

Mandl fton qytetarët e Kosovës të votojnë: Kontribuoni për demokraci

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl, ka përcjell mbarëvajtjen e zgjedhjeve në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Mandl u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për të dhënë kontributin e tyre në forcimin e demokracisë.

“Është gjithçka për demokracinë, është për votat në 21 komuna të Kosovës. Është e rëndësishme për BE-në që demokracia të triumfojë. Ne jemi 62 vëzhgues në këto komuna dhe po e shikojmë nga afër mbarëvajtje. Ne do ta përcjellim nga afër edhe rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve, të martën në ora 12 do ta publikojmë raportin për raundin e dytë. Kur them se është gjithçka është për demokracinë, dua t’i inkurajojë qytetarët që të votojnë dhe të kontribuojnë për demokracinë, pasi BE-ja e zyrtarë të tjerë të zgjedhjeve janë duke bërë shumë që të forcojnë demokracinë në Kosovë”.