Arbëri

Konfirmohet aktakuza ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Gjakovë për keqpërdorim të pozitës

 

Është konfirmuar aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Gjakovës, Bernard Frrokaj.

Frrokaj po akuzohet se ka bërë transferimin e përhershëm të një mësimdhënëseje, pa përfillur procedurat ligjore për sistemimin e mësimdhënësve nëpër vende të punës, raporton “Betimi për Drejtësi”.