Haradinaj: Prokuroria është e përkrahur nga Qeveria e Serbisë, më ka trajtuar me përbuzje

Haradinaj: Prokuroria është e përkrahur nga Qeveria e Serbisë, më ka trajtuar me përbuzje
Nasim Haradinaj, i akuzuar nga Gjykata Speciale për disa vepra, ka deklaruar në Dhomat e Specializuara se Zyra e Prokurorisë është e përkrahur nga Qeveria e Serbisë dhe si e tillë, është duke e trajtuar me përbuzje.
Para trupit gjykues, Haradinaj deklaroi se muajt e fundit Prokuroria ka pasur një sjellje të keqe ndaj tij pasi që “frika jonë më e madhe është realizuar”.
“Prokuroria nuk e meriton që unë të jem këtu, që t’ua bëj dekorin. Vendosa të bij këtu të them të vërtetën, veprimet e kësaj Prokurorie dëshmon se jam këtu prej 14 muajsh, kur asnjë provë nuk mund t’i mbështes akuzat qesharake”, tha ai.
Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka deklaruar se kushdo që ka kryer krime duhet të përballet me drejtësi, dhe se procesi ndaj tij duhet të jetë i drejt e transparent.
“Kjo me dyer të mbyllura është e turpshme, kjo Prokurori po e dëshmon atë që e kam thënë unë me OVLn për Prokurori. Kushdo që ka kryer krim, nuk meriton aspak dhe duhet të përballet me drejtësinë. Prokurori Jack Smith qëndroi para jush dhe tha ‘kjo s’ka të bëjë me UÇK-në. Kjo është gënjeshtër. Është pikërisht e kundërta. Kjo Prokurori po e falënderon Qeverinë e Serbisë për mbështetjen e dhënë”, shtoi tutje.
Për një moment, Haradinajt iu ndërpre fjala nga Gjykata nën arsyetimin se po flet jashtë temës, derisa më pas iu dhanë edhe pesë minuta.
Ai bëri thirrje që kjo çështje ndaj tij të përfundojë sa më shpejt dhe të mbyllet.
Atij iu tha të fliste më qetë, derisa ky deklaroi se është zëri i tij natyral dhe nuk po bërtet.
Me deklarimet e Gucatit dhe Haradinajt është mbyllura seanca për ditën e sotme.
Ata po akuzohen për veprat pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, frikësim gjatë procedurave penale, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës.
Gucati: Është e drejtë legjitime imja të mbroj të drejtat e vlerat e kombit tim
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, duke folur në Dhomat e Specializuara, ka thënë se është e drejta e tij legjitime të mbrojë të drejtat e vlerat e kombit të tij, të UÇK-së dhe të Kosovës.
Gucati ka përmendur për krimet që ka kryer Serbia mbi popullatën në Kosovë gjatë luftës së fundit.
“Kemi shfrytëzuar të drejtën tonë të fjalës së lirë, të mendimit e të shprehjes së lirë. Të drejtën e fituar me sakrificë njerëzore e jo njerëzore. Vetëm gjatë marsit, prillit, majit e qershorit të vitit 1999, në popullin tonë janë kryer mbi 450 masakra, e krime të gjenocidit serb. Pa i përmendur ato të viteve 90-ta. Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 1400 fëmijë, e dhunuar mbi 20 mijë gra. Janë vrarë mijëra pleq, të mbetur e të palëvizshëm, që nuk kanë mundur të largohen nga shtëpitë. As sot e kësaj dite nuk dimë asgjë për fatin e mbi 1600 njerëzve të zhdukur. Pa folur këtu për shkatërrimet e shkaktuara nga makineria serbe. Është e drejtë legjitime e imja të mbrojë të drejtat e vlerat e kombit tim, të UÇK-së dhe të Republikës së shtetit tim të Kosovës. Jam i obliguar të mbrojë të drejtat e liritë e popullit për jetë më të mirë e më të begatë, si gjithë popujt e kontinentit tonë”, ka thënë Gucati.
Sot vijon seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt
Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.Kjo seancë do të fillojë në orën 09:30 dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00.
Në seancën e 5 nëntorit u dëgjua dëshmia e dëshmitarit të katërt, i cili është oficer i sigurisë operative në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Daniel Moberg.
Ai i është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë dhe ndër të tjera tha se në zyrat e OVL-së së UÇK-së ka shkuar tri herë për të sekuestruar dokumentet të cilat dikush i kishte dërguar në këtë organizatë.
Suedezi ka thënë se më 8 shtator të vitit 2020 ka shkuar për herë të parë në OVL të UÇK-së me një urdhër gjykate për të kryer sekuestrimin./EO/
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Osmani: Kosova nën sulm, dialogu s’është më njësoj

Vuçiq: Serbia do ta hetojë vrasjen e policit në veri

Shasha: Ramës i mungon konsistenca, i lexon vetëm fjalimet e Amerikës

Kurti: S’mund të besohet ideja që armët në Banjskë hynë pa përfshirjen e qeverisë serbe

KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm për shkarkimin e anëtarit Agron Beka

Zyba: Ekstradimi i Radojiçiqit s’është opsioni i vetëm

Dioqeza Rashkë-Prizren refuzon që Kosova ta restaurojë Manastirin e Banjskës

Rexhepi: “KOHA” dikur sulmohej nga Serbia e Millosheviqit, sot nga ajo e Vuçiqit

Vuçiq e pranoi se Radoiçiq mori pjesë në sulmet e të dielës në Banjskë

MPJ-ja i reagon brendit botëror për Gjokoviqin: Po e sponsorizoni njeriun që përkrah terroristët

Sveçla: Po hetohet mundësia e përfshirjes ruse në Banjskë
