Arbëri

Cakolli: Është jokorrekte nëse Qeveria i merr meritat për vete e ua lë kritikat paraardhësve

 

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka thënë se nëse Qeveria lavdërohet për përparimin dhe zhvillimet e bëra brenda një periudhe të caktuar kohore, atëherë duhet të mbajë përgjegjësi edhe për ngecjet e gjërat negative gjatë asaj periudhe.

Ai ka thënë se është jokorrekte nëse Qeveria merr meritat për vete dhe ua lë kritikat paraardhësve.