Arbëri

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat ditën e shtunë, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.