Arbëri

Lajçaku nga Selaniku bën thirrje që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, i bëri edhe një herë thirrje anëtarëve të BE-së që t'i hiqen vizat Kosovës.

Lajçak këto komente i bëri në Samitin e Selanikut në diskutimin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet nën kujdesin e presidentes greke Katerina Sakellaropoulou.

“Çështja nuk është nëse, por kur “, deklaroi Lajçak.

Lajçak përsëriti edhe një herë se rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë për integrime evropiane është vetëm përmes dialogut.

Ndërkaq, ai tha se është nevoja për fillim të menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke numëruar arsyet pse anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte i dobishëm për vetë bashkësinë evropiane, Lajçak iu referua - ndër të tjera - faktit se vendet e rajonit janë fqinjë të vendeve anëtare të BE-së.

“BE-ja është nga tani investitori dhe donatori më i madh në rajon, duke ndihmuar në të njëjtën kohë këto vende të heqin pengesat e brendshme që pengojnë progresin”, shtoi tuje Lajçak. /ViaDiplomacy.gr