Arbëri

Ftesa e Vuçiqit dhe kërkesa e Ramës që kërkimfalja dhe njohja të lihen në fund

Foto: AP
 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë nga Beogradi se e ardhmja nuk është izolimi dhe bunkerizimi, por liria e lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve e shërbimeve. Ai ka kritikuar sërish Kosovën për mospjesëmarrje, duke thënë se për të marrë kërkimfaljen dhe njohjen nga Serbia duhet bashkëngjitur edhe nismës “Ballkani i hapur”

Kërkimfalja për krimet e luftës dhe marrja e njohjes nga Serbia kalojnë nëpërmjet nismave rajonale sikurse është “Ballkani i hapur”.

Ky është qëndrimi që ka shpalosur njëri ndër themeluesit e iniciativës në takimin e Beogradit. Kosova që refuzon të marrë pjesë ishte sërish objekt diskutimi.