Arbëri

Mbi 90 mijë fletëvotime të pavlefshme, Cakolli kërkon adresim të çështjes

 

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e ka parë si shqetësues numrin prej mbi 90 mijë fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta në nivel vendi, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas tij, problematika kryesore është te fletëvotimet për Kuvende Komunale. Nga mbi 90 mijë fletëvotimet e pavlefshme dhe të zbrazëta, 70 mijë ishin për Asamble.