Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka refuzuar ankesat e kandidatit për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari për pretendimet e parregullsive gjatë procesit zgjedhor më 17 tetor.
Kryetari aktual që synonte edhe një mandat qeverisës në Skenderaj bëri ankesë në PZAP duke kërkuar që të hapen kutitë e votimit dhe të rinumërohen votat në disa vendvotime. Por që PZAP ka refuzuar këtë kërkesë të Jasharit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendim të PZAP-së thuhet se “Refuzohet e pabazuar pjesa e apelit A.nr.724/2021 e datës 29.10.2021, e parashtruar nga Lista e Pavarur-Bekim Jashari me seli në Skenderaj, me të cilën ka kërkuar që të hapen kutitë e votimit dhe të rinumërohen vendvotimet 2122b/01D dhe 2101 X/01R, si shkak i parregullsive gjatë procesit të votimit, për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës të mbajtura me datën 17.10.2021”.
PZAP-ja gjithashtu refuzoi ankesën e PDK-së, dega në Ferizaj, e cila pretendonte se në rezultatin përfundimtar të KQZ-së nuk figurojnë disa vota. Kështu PZAP-ja la në fuqi vendimin e KQZ-së për të parin e Komunës së Ferizaj, Agim Aliu.
https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/11/2.Anr_.724-Vendim.pdf