Arbëri

Komandanti i KFOR-it: FSK-ja duhet të marrë miratimin tim për t’u vendosur në veri të Kosovës

Foto: Kosovo Online
 

Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneral majori Ferenc Kajari, ka thënë se vendosja e forcave të FSK-së në veri të Kosovës nuk mund të bëhet pa miratimin e tij.

Kajari ka shtuar po ashtu se e ka ditur se detyra që po e merr është komplekse, por qysh në fillim është përballë me sfida të ndryshme.