Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se përveç 2 milionëve të ndara nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për vitin 2022, duhet edhe hartimi i një programi shtetëror dhe funksionalizimi i një organi qeveritar për Luginën e Preshevës.
Kamberi përmes një postimi në Facebook e ka konsideruar vendim pozitiv ndarjen e 2 milionë eurove, megjithatë sipas tij, është më e rëndësishme qasja shtetërore dhe institucionale sesa ajo financiare.
“Vendim pozitiv buxhetimi prej 2 milionë euro për Luginën e Preshevës në Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Plotësimi i kësaj kërkese dhjetëvjeçare të përfaqësuesve institucional dhe politik të Luginës së Preshevës është i rëndësishëm sepse shmang vendimet ad hoc qeveritare. Më e rëndësishme se shuma financiare është qasja shtetërore dhe institucionale, si në rastin e buxhetimit shtetëror. Besojmë se ky buxhetim do të shoqërohet me hartimin e një Plani dhe Programi shtetëror së bashku me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, si dhe me funksionalizimin e një organi qeveritar për Luginën e Preshevës. Këto janë politika dhe praktika që zbatohen nga shtetet demokratike dhe anëtarë të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kamberi.
????????? ? ??????̈? ??? ????????? ? ??????̈? ??̈ ?????̈????? ?? ???????? ? ???̈ ????? ??? ???????? ??????̈??? ???...
Posted by Shaip Kamberi on Saturday, October 30, 2021