Arbëri

Ndryshimet në KPK, me ligj parashihet që anëtarëve t’u shkëputet mandati në gjysmë

Ministria e Drejtësisë po e planifikon ndryshimin e dy ligjeve bazike, atë për Kryeprokuror të Shtetit e Ligjin për Këshillin Prokurorial. Kësisoj, planifikohet që të rregullohet puna në KPK. Kjo instancë i ka 13 anëtarë, tre prej të cilëve zgjidhen nga Kuvendi. E Qeveria e drejtuar nga VV-ja planifikon që KPK-ja t’i ketë shtatë anëtarë, shumica e të cilëve do të zgjidheshin nga Kuvendi. Nëse këto ndryshime ligjore kalojnë, atëherë anëtarëve të KPK-së mund t’u shkëputet mandati në gjysmë

Kryeprokurori i Shtetit do ta humbë fuqinë brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Drafti i ligjit për këtë instancë nuk e parasheh atë fare në rolin e anëtarit të KPK-së. Nëse ky draft arrin të bëhet ligj, atëherë secila prokurori veç e veç do ta humbë përfaqësimin e saj në këtë institucion.