Arbëri

Kurti: “Fondi i Ekselencës” do të mbështesë iniciativat zhvillimore

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e ftuar lidhur me mekanizmin që do të themelojë Qeveria, “Fondi i Ekselencës” u bisedua për mbështetjen e mundshme nga donatorët, qoftë me asistencë teknike ose me ndihmë të pjesshme financiare.

“Një fond i tillë do të mbështesë iniciativat tona të shumta zhvillimore, do të përshpejtojë reformën në sektorin tonë publik dhe do të na ndihmojë të arrijmë objektivat tona prioritare si vend”, tha kryeministri.