Arbëri

Më shumë se 300 të helmuar në Krujë, ndërpritet furnizimi me ujë

 

Më shumë se 300 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në spitalin e Krujës që prej mbrëmjes të së hënës. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë kërkuar trajtim mjekësor sepse pjesa më e madhe kishin diarre e të vjella që shkaktojnë dehidratim.

Dyshimet e para janë te uji i pijshëm. Për këtë arsye është ndërprerë furnizimi me ujë nga rrjeti i ujësjellësit në Krujë.