Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish në protestë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot nga ora 11:00, do të protestojnë para Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

“Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar.

Punëtorët e Lotarisë kanë protestuar edhe muaj më herët duke kërkuar të realizohen kërkesat e tyre.