Arbëri

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish në protestë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër nga ora 11:00, do të protestojnë para Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

“Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj”, thuhet në njoftim.

Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar.