Arbëri

ATK-ja për dhjetë muaj 500 milionë euro, sfidë luftimi i informalitetit në veri

 

(KosovaPress) - Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) ka arritur deri tash të inkasojë të hyra tatimore mbi 500 milionë euro. Derisa sfidë mbetet inkasimi i tatimeve në katër komunat veriore.

Kështu ka thënë drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, i cili ka komentuar edhe shifrat e punësimit në vend, për sektorin publik dhe privat. Shifra aktualisht ka arritur në 362 mijë e 622 punëtorë, ose 18 mijë më shumë se në vitin 2020.