Shtatë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën, ndërsa nga 4.249 testime, 629 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 441 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve nga koronavirusi në 171.475.
Sipas MSH-së, deri më tani janë regjistruar pozitivë me COVID-19 181.252, ndërsa kanë vdekur 2.870.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 6.907.