Arbëri

MASHTI-it i kërkohet t’i marrë seriozisht gjetjet e Raportit të Progresit

Foto: KOHA
 

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën edhe këtë vit ka theksuar se cilësia e arsimit vazhdon të mbetet e dobët dhe e njëjta ka nevojë të përmirësohet konsiderueshëm. Këto të gjetura po vlerësohet se kanë qenë të pritura nga Qeveria e shoqëria civile, derisa potencohet që këto të gjetura duhet të merren seriozisht për të pasur përmirësim të cilësisë së arsimit.

Përkundër kritikave për cilësi të arsimit, Raporti i Progresit megjithatë ka vlerësuar se ka pasur progres të kufizuar në këtë sektor, ku përmendet përpjekja për përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, trajnimet e MASHTI për ekipet për fëmijët me nevoja të veçanta dhe punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për anëtarësim në ENQA dhe EQAR.